07 Dhjetor 2015 - Punime në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës 400 kV NS Kosovë B-NS Tirana 2

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV NS Kosova B-NS Tirana 2, me datë 07 Dhjtor 2015, nga ora 10:00 deri në 13:00 si dhe nga ora 15:00 deri në ora 18:00, do të bëhet shkyqja e linjes, LP 10 kV Dajni (Rahovec) si dhe linjës LP 1806 Kline-Gjakove 2.

Shkyçja bëhet për të mundësuar shtrirjen e përçuesve në linjën 400kV Kosovë-Shqipëri.

Gjatë kohës së lartcekur institucionet/qytetarët që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.


KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët/institucionet.