1 Dhjetor 2015 - Punime në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës 400 kV NS Kosovë B-NS Tirana 2

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV NS Kosova B-NS Tirana 2, shkyqjet e parapara në linjen LP 10 kV Dajni (Rahovec) me datë 28 Nëntor 2015 deri me 04 Dhjetor 2015, do të realizohen me datë 02 Dhjetor 2015 deri me 06 Dhjetor 2015, nga ora 08:00 deri në 11:00 si dhe nga ora 13:00 deri në ora 16:00.

Shkyçja bëhet për të mundësuar shtrirjen e përçuesve në linjën 400kV Kosovë-Shqipëri.

Gjatë kohës së lartcekur institucionet/qytetarët që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 1 MW).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët/institucionet.