17 Nëntor 2015 - Punime në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës 400 kV NS Kosovë B-NS Tirana 2


Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV NS Kosova B-NS Tirana 2, nga data 18 deri me 20 Nëntor 2015, nga ora 08:00 deri në 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në ora 17:00, do të shkyqet linja LP 10 kV Pataçan ( Rahovec ).

Shkyçja bëhet për të mundësuar shtrirjen e përçuesve në linjën 400kV Kosovë-Shqipëri.

Gjatë kohës së lartcekur institucionet/qytetarët që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 1 MW).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët/institucionet.