13 Nëntor 2015 - Punime në trasenë e Largpërçuesit 110 kV, LP 1809 NS Prizreni 2-NS

Me datë 15 Nëntor 2015 (E Dielë), nga ora 08:00-11:00 si dhe nga ora 14:00 -17:00, ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a do të realizojnë punime për pastrimin e vegjetacionit të rritur përgjatë trasesë së Largpërçuesit 110 kV (kilovolt) LP 1809 që lidhë Nënstacionin 220/110 kV Prizreni 2 me Nënstacionin 110/35/10 kV Rahoveci.

Për të krijuar kushte të sigurisë në punë, largpërçuesi në fjalë do të ç’kyqet, prandaj gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen nga Nënstacioni 110/35/10 kV Rahoveci (24 MW) nuk do të kenë furnizim me energji elektrike.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetues të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.