6 Nëntor 2015 - Punime në kuadër të planit të mirëmbajtjes në NS 110/35/10(20) kV Lipjani

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 8 Nëntor 2015, nga ora 06:00 deri në ora 10:30, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/35/10(20) kV Lipjani. Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve në kuadër të planit të mirëmbajtjes së pajisjeve energjetike.

Gjatë kohës së lartcekur një pjesë e qytetarëve, që furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (15 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.