2 Nëntor 2015 - Punime në kuadër të planit të mirëmbajtjes në NS 110/35kV Vushtrri 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 3 Nëntor 2015, nga ora 10:00 deri në ora 16:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/35kV Vushtrri 1. Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve në kuadër të planit të mirëmbajtjes së pajisjeve energjetike.

Gjatë kohës së lartcekur një pjesë e qytetarëve, që furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike dy herë nga 15 minuta, nga ora 10:00-10:15 si dhe nga ora 16:00-16:15. (Parashihet 6MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.