30 Tetor 2015 - Punime në kuadër të projektit: Rialokimi i linjës 110 kV nr.1806, NS Gjakova 1- NS Gjakova

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a: Rialokimi i linjës 110 kV nr.1806, NS Gjakova 1- NS Gjakova 2, me datë 01 Nëntor 2015 (e Diele), nga ora 08:00 deri në 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në ora 17:00, do të shkyqet linja LP 10 kV Cermjan dhe daljes 10 kV Erenik (Gjakovë) .

Shkyçja bëhet për të mundësuar rialokimin e linjës 110 kV, nr 1806 nga NS Gjakova 2 në NS Gjakova 1.

Gjatë kohës së lartcekur institucionet/qytetarët që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 2 MW).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët/institucionet.