28 Tetor 2015 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10(20) kV Theranda

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, sot me datën 28 Tetor 2015, nga ora 12:00 deri në ora 12:30, do të bëhet shkyçja emergjente e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/35/10(20) kV Theranda. Shkyçja bëhet me qëllim të evitimit të problemit të paraqitur me reaktancën 35 kV.

Gjatë kohës së lartcekur një pjesë e qytetarëve, që furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.