14 Tetor 2015 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10(20) kV Burim

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 14 Tetor 2015 nga ora 11:00 deri në ora 14:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/10(20) kV Burim. Çkyqja bëhet për të mundësuar sanimin e rrjedhjes së vajit në transformator.

Gjatë kohës së lartcekur një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike (parashikohet 8 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët