12 Tetor - Energjizohet Transformatori energjetik T2 në NS 110/10 Prizreni 3

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a: “Rehabilitimi i paisjeve të tensionit të lartë në NS 110/10 Prizreni 3” dhe të mundësimit të energjizimit të Transformatorit energjetik T2 pas rehabilitimit të fushës së tij, me datë 14 Tetor 2015 (E Mërkure), nga ora 12:00 deri në ora 12:15 do bëhet shkyçja e daljeve 10 kV Bazhdarana, Shtëpia e Armatës, Zhupa, KFOR 1, Kamenica dhe Velezha në NS 110/10 Prizreni 3.

Gjatë kohës së lartcekur institucionet/qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike (parashihet 10 MW).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët/institucionet.