10 Tetor 2015 - Remont i planifikuar vjetor në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të remontit të planifikuar vjetor në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1, me datë 11 Tetor 2015 (E Diele) nga ora 08:00 deri në orën 14:00, do të bëhet shkyqja e Transformatorit energjetik T1 në nenstacionin ne fjale. Shkyçja bëhet për të mundësuar mirëmbajtjen e rregullt vjetore të stabilimenteve në nënstacionin në fjalë.

Gjatë kësaj kohe një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 10MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.