8 Tetor 2015 - Energjizohet Transformatori energjetik T2 në NS 110/10 Gjakova 2

KOSTT sh.a njofton qytetarët që me qëllim të mundësimit të energjizimit të Transformatorit energjetik T2 pas rehabilitimit të fushës së tij në anën 110 kV, sot me datë 08 Tetor 2015, nga ora 18:00 deri në ora 18:15 do bëhet shkyçja totale e Nënstacionit NS 110/10 Gjakova 2. Gjatë kohës së lartcekur institucionet/qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 15 MW). KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët/institucionet.