6 Tetor 2015 - Punime në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës 400 kV NS Kosovë B-NS Tirana 2

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV NS Kosova B-NS Tirana 2, nga data 07 deri me 10 Tetor 2015, nga ora 08:00 deri në 12:00 si dhe nga ora 14:00 deri në ora 18:00, do të shkyqet linja LP 10 kV Dobrosh (Gjakovë).

Shkyçja bëhet për të mundësuar shtrirjen e përçuesve në linjën 400kV Kosovë-Shqipëri.

Gjatë kohës së lartcekur institucionet/qytetarët që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 1 MW).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët/institucionet.