1 Tetor 2015 - Punime në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës 400 kV NS Kosovë B-NS Tirana 2

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV NS Kosova B-NS Tirana 2, nga data 02 deri me 04 Tetor 2015, nga ora 08:00-11:00 si dhe nga ora 13:00 deri në ora 18:00, do të shkyqen linjat LP 35 kV Mazgit-pompat në Bivolak (për Feronikelin) dhe linja LP 10kV Palaj- fshati Bivolak.

Gjithashtu, nga ora 07:00 deri në ora 10:00 si dhe nga ora 12:00 deri në orën 17:00, do të bëhet shkyqja e linjës 10kV Plemetin.
Shkyçja bëhet për të mundësuar shtrirjen e përçuesve në linjën 400kV Kosovë-Shqipëri.

Gjatë kohës së lartcekur institucionet/qytetarët që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike..
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët/institucionet.