30 Shtator 2015 - Ambasadori i Kroacisë vizitoi në terren punimet në linjën 400 kV Kosovë-Shqipëri

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Naim Bejtullahu priti në vizitë Ambasadorin e Kroacisë në Kosovë z.Zoran Vodopija me bashkëpunëtorë, me ç’rast së bashku realizuan një vizitë në terren punimeve në linjën interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri.
Ambasadori Vodopija dhe Kryeshefi i KOSTT z.Bejtullahu, patën rastin që të shohin punimet në finalizimin e ngritjes së shtyllës së fundit elektrike në kuadër të projektit, mu pranë kufirit Kosovë-Shqipëri në Qafë Morinë. Ambasadori u njoftua që me këtë u përfunduan të gjitha shtyllat elektrike dhe është shtruar mbi 50 km përçues elektrik, ndërsa çështja e shponësimeve gjithashtu është finalizuar. Z.Bejtullahu theksoi që “me këtë tempo të punimeve, ku meritë kanë përveq kompanisë implementuese edhe ekipi mbikëqyrës i projektit, pritet që ndërtimi i linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri të finalizohet para afatit kontraktual.”
Me këtë rast, Ambasadori Vodopija u shpreh shumë i kënaqur për realizimin e suksesshëm të punimeve dhe cilësinë e punës nga ana e kompanisë kroate Dalekovod, e cila po zbaton projektin në pjesën e Kosovës.

Ambasadori Kroat Vodopija dhe Naim Bejtullahu Kryeshef i KOSTT

shtylla 239 linja 400 kV Kosove Shqiperi