8 Shtator 2015 - Punime në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës 400 kV NS Kosovë B-NS Tirana 2

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV NS Kosova B-NS Tirana 2 me datë 09 dhe 10 Shtator 2015 nga ora 08:00-11:00 si dhe nga ora 14:00-18:00, do të shkyqet linja 0.4 kV (kilovolt) Lagja Feta në fshatin Palabardh (Komuna e Gjakovës).

Gjithashtu, nga data 09 deri më 12 Shtator 2015, nga ora 08:00-11:00 si dhe nga ora 14:00-18:00, do të shkyqen: linja 10 kV (kilovolt) Beci dhe linja 10 kV Skivjan.

Gjatë kohës së lartcekur institucionet/qytetarët që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët/institucionet.