7 Shtator 2015 - Punime në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës 400 kV NS Kosovë B-NS Tirana 2

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV NS Kosova B-NS Tirana 2, nga data 08 Shtator 2015 deri me 13 Shtator 2015, nga ora 08:00-11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në ora 18:00, do të shkyqet linja LP 10 kV Plemetin (Kastriot).

Shkyçja bëhet për të mundësuar shtrirjen e përçuesve elektrik në linjën 400kV Kosovë-Shqipëri.

Gjatë kohës së lartcekur institucionet/qytetarët që furnizohen nga kjo linjë do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 1.5 MW).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët/institucionet