2 Shtator 2015 - Remont i planifikuar vjetor në NS 110/10 kV Prishtina 2

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të remontit të planifikuar vjetor në NS 110/10 kV Prishtina 2, me datë 03 Shtator 2015 (E Enjte) nga ora 10:00, deri me datë 04 Shtator 2015 (E Mërkurë) në ora 18:00, do të bëhet shkyqja e Transformatorit energjetik T2 në NS 110/10 kV Prishtina 2. Shkyçja bëhet për të mundësuar mirëmbajtjen e rregullt vjetore të stabilimenteve në nënstacionin në fjalë.

Një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në kohëzgjatje prej pesë minutave nga ora (18:00-18:05) me datën 04 Shtator 2015 (parashihet 10MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.