28 Gusht 2015 - Punime në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës 400 kV NS Kosovë B-NS Tirana 2

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV NS Kosova B-NS Tirana 2, me datë 30 Gusht 2015, nga ora 09:00-17:00 do të shkyqet linja LP 10 kV Cërmjan (Gjakovë).

Shkyçja bëhet për të mundësuar shtrirjen e përçuesve elektrik në linjën 400kV Kosovë-Shqipëri dhe shtrirjen e përçuesve elektrik në linjën e dyfishtë 110kV në drejtimet NS Gjakova 1-NS Gjakova 2 dhe NS Gjakova1-NS Klina.
Gjatë kohës së lartcekur institucionet/qytetarët që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 2 MW).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët/institucionet.