18 Gusht 2015 - Punime në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës 400 kV NS Kosovë B-NS Tirana 2

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV NS Kosova B-NS Tirana 2, nga data 20 Gusht 2015 deri më 21 Gusht 2015, nga ora 08:00-11:00 si dhe nga ora 14:00-18:00 do të shkyqet linja LP 10 kV Cërmjan (Gjakovë). Gjithashtu nga data 20 Gusht 2015 deri më 25 Gusht 2015, nga ora 08:00-11:00 si dhe nga ora 14:00-18:00 do të shkyqet linja LP 10 kV Orllati.

Çkyqjet janë të domosdoshme për të mundësuar punimet në linjën interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri.
Gjatë kohës së lartcekur institucionet/qytetarët që furnizohen nga LP 10 kV Cërmjan (Gjakovë) dhe LP 10 kV Orllat do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 1 MW).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët/institucionet.