30 Korrik 2015 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10(20) kV Klinë

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 01 Gusht 2015 nga ora 10:00 deri në ora 12:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/10(20)kV Klinë. Çkyqja bëhet për të mundësuar sanimin e rrjedhjes së vajit në transformator.

Gjatë kohës së lartcekur qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashikohet 10 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.