30 Korrik 2015 -Shkaktohet prishje në transformatorin T1 në NS 110/35 kV Gjakova 1

Mbrëmë me 29 korrik 2015 në ora 19:18 si pasojë e temperaturave të larta dhe mbingarkesës është shkaktuar shpërthimi i bushingut (izolatori përcjellës) në anën 110 kV në fazën 0 të transformatorit T1 në NS 110/35 kV Gjakova 1. Pasi që transformatori tjetër T2 në NS Gjakova 1 është në rehabilimit në kuadër të projektit të KOSTT për investime kapitale, si rrjedhojë ka ardhur deri te ndërprerja e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që furnizohen nga ky Nënstacion.

Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a kanë dalë menjëherë në terren ku është punuar gjatë gjithë natës për eliminimin e problemit dhe pritet që gjatë paradites së sotme transformatori T1 të kthehet në punë dhe me këtë të stabilizohet furnizimi me energji elektrike për qytetarët e komunës së Gjakovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike si pasojë e kësaj prishje.