28 Korrik 2015 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 29 Korrik 2015 nga ora 11:00 deri në ora 13:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T3 në Nënstacionin 110/35/10 kV Ferizaj 1. Çkyqja bëhet për të mundësuar sanimin e rrjedhjes së vajit në transformator.

Gjatë kohës së lartcekur qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 12 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.