25 korrik 2015 - Remont i planifikuar vjetor në NS 110/10(20)kV Deçan

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 27 Korrik 2015 (E Hëne) nga ora 09:00 deri në ora 09:10, do të bëhet shkyçja Transformatorit T2 dhe kalimi i ngarkesës në Transformatorin T1 në NS 110/10(20)kV Deçan. Shkyçja bëhet për të mundësuar shqyrtimet e nevojshme elektrike në kuadër të remontit vjetor.

Gjatë kohës së lartcekur qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10(20) kV Deçan do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashihet 10 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.