25 Korrik 2015 - Punime në kuadër të projektit: Rehabilitimi i Nënstacionit 110/10kv Gjakova 2

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Rehabilitimi i Nënstacionit 110/10kV Gjakova 2” me datë 27 Korrik 2015 (E Hëne) nga ora 15:00 deri në ora 15:10, do të bëhet shkyçja totale e nënstacionit në fjalë. Shyçja bëhet për të mundësuar kalimin e tërë ngarkesës në Transformatorin T1, kurse Transformatorit T2 do ti bëhet rekonstrukcioni i fushës .

Gjatë kohës së lartcekur qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10 kV Gjakova 2 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashihet 15 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.