21 Korrik 2015 - Punime në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës 400 kV NS Kosova B-NS Tirana 2

Njoftohen qytetarët, që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV NS Kosova B-NS Tirana 2, nga data 23 deri më 27 Korrik 2015, nga ora 07:00-10:00 si dhe nga ora 13:00-17:00 do të çkyqet linja LP 10 kV Shtruballova (Drenas).

Çkyqjet janë të domosdoshme për të mundësuar punimet në segmentin e dytë të linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri.
Gjatë kohës së lartcekur institucionet/qytetarët që furnizohen nga LP 10 kV Shtruballova (Drenas) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 1 MW).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët/institucionet.