3 Korrik 2015 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Prizreni 1

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 05 korrik 2015 (E Diele) nga ora 11:00 deri në ora 13:30, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T3 në Nënstacionin 110/35/10 kV Prizreni 1. Çkyqja bëhet për të mundësuar punimet rreth sanimit të rrjedhjes së vajit në të.
Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 8 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.