3 Korrik 2015 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Theranda

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, sot me datën 03 korrik 2015 (E Premte) nga ora 11:30 deri në ora 14:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/35/10 kV Theranda. Çkyqja bëhet për të mundësuar punimet rreth sanimit të rrjedhjes së vajit në T2.
Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga daljet 10kV do të kenë kufizim ne furnizim me energji elektrike për 10 minuta (parashihet 2MW), ndërsa qytetarët që furnizohen nga daljet 35kV te këtij nënstacioni do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 2 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.