5 Qershor 2015 - Punime në kuadër të projektit “Instalimi i Transformatorit TR2 në NS 110/10(20) kV Berivojcë”

Njoftohen qytetarët, se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a, “Instalimi i Transformatorit TR2 në NS 110/10(20) kV Berivojcë”, me datën 07 Qershor 2015 (E Dielë) nga ora 10:00 deri në ora 12:00, do të bëhet shkyçja totale e NS 110/10(20)kV Berivojcë, për mundësimin e punëve përgatitore rreth montimit të Transformatorit të dytë energjetik.

Gjatë kohës së lartcekur qytetarët, që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnzim me energji elektrike (parashikohen 8 MW).
Punimet në fjalë do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.