13 Maj 2015 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10kV Klina

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 14 Maj 2015 (E Enjte) nga ora 12:00 deri në ora 13:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit T1 në nënstacionin NS 110/10kV Klina. Çkyqja bëhet për të mundësuar eliminimin emergjent të një defekti të paraqitur në piken lidhëse të ndarësit 110kV të Neutrit në nënstacionin në fjalë.
Gjatë kohës së lartëcekur qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 8 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët