24 Prill 2015 - Punime në kuadër të projektit: Furnizimi dhe instalimi i transformatorit TR3 në NS 110/10 kV Prishtina 2

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Furnizimi dhe instalimi i transformatorit TR3 në NS 110/10 kV Prishtina 2 “ me datë 26 Prill 2015 (E Dielë) nga ora 10:00 deri në ora 14:00, do të bëhet shkyçja totale e nënstacionit.
Gjatë kohës së lartcekur qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10 kV Prishtina 2 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.