24 Prill 2015 - Punime në kuadër të projektit: Rehabilitimi i paisjeve të tensionit të mesëm, në NS 110/35 kV Gjakova 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Rehabilitimi i pajisjeve të tensionit të mesëm, 35 kV, në NS 110/35 kV Gjakova 1“ me datë 26 Prill 2015 (E Dielë) nga ora 08:00 deri në ora 10:00, do të bëhet shkyçja totale e nënstacionit në fjalë. Shkyçja bëhet për të mundësuar punimet për rehabilitimin e fushës transformatorike TR2 (nga ana 35 kV).
Gjatë kohës së lartcekur qytetarët që furnizohen nga NS Gjakova 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 10 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.