17 Prill 2015 - Punime në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës 400 kV NS Kosovë B-NS Tirana 2

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV NS Kosova B-NS Tirana 2, LOT2: LFC (Rregullimi Sekondar) dhe Nenstacionet nga data 18 Prill 2015 deri me 21 Prill 2015, nga ora 08:00-12:00 si dhe nga ora 14:00-18:00 do të çkyqet linja LP 10 kV Prizren 1- Nashec.

Çkyqjet janë të domosdoshme për të mundësuar vendosjen e kabllit optik në linjën 220 kV Prizren 2- Fierzë (Shqipëri).

Gjatë kohës së lartcekur institucionet/qytetarët që furnizohen nga kjo linjë do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 2 MW).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët/institucionet.