19 Shkurt 2015 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35 kV Gjakova 1

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, sot me 19 Shkurt 2015 (E Enjte) nga ora 11:00 deri në ora 12:00, do të bëhet çkyqja e Nënstacionit 110/35 kV Gjakova 1. Çkyqja bëhet për të mundësuar eliminimin e një defekti të paraqitur në ndarësin 35 kV të trafos shtëpiake, i cili është identifikuar gjatë kontrollit të rregullt vjetor të stabilimenteve të Nënstacionit në fjalë.
Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS Gjakova 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 15 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.