16 Shkurt - Punime në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës 400 kV NS Kosovë B-NS Tirana 2

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV NS Kosova B-NS Tirana 2, nga data 17 deri më 21 Shkurt 2015 dhe nga data 23 deri më 24 Shkurt 2015, nga ora 08:00-12:00 si dhe nga ora 14:00-18:00 do të shkyçet linja LP 10 kV Mazgit-Plemetin.

Shkyçjet janë të domosdoshme për të mundësuar montimin e përçuesve në segmentin e parë të linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri.
Gjatë kohës së lartcekur institucionet dhe qytetarët, që furnizohen nga LP 10 kV Mazgit-Plemetin do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët/institucionet.