13 Shkurt 2015 - Ministrja për Dialog znj.Edita Tahiri vizitoi KOSTT-in

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës znj.Edita Tahiri, sot vizitoi Operatorin e Sistemit Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), ku u prit nga menaxhmenti në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z.Naim Bejtullahu.
z. Bejtullahu njoftoi Ministren Tahiri me rrjedhat e implementimit të Marrëveshjes së Operimit që ka dalur nga Marrëveshja për Energji e firmosur në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
z.Bejtullahu gjithashtu njoftoi Ministren Tahiri për të arriturat e KOSTT si në aspektin e investimeve në ngritjen e kapaciteteve të infrastrukturës si dhe operimin e Sistemit të Transmisionit, ashtu edhe për punën në drejtim të avansimit të funksioneve të operimit të tregut të energjisë elektrike të Kosovës.

Ministrja Tahiri u shpreh e kënaqur me punën që po bëhet në KOSTT dhe me këtë rast vlerësoi në veçanti kontributin profesional dhe ate institucional që e ka dhënë KOSTT në procesin e dialogut me Serbinë. Gjithashtu edhe për aktivitetet që KOSTT është duke i ndërmarrë në sigurimin e operimit si zonë rregulluese e pavarur në kuadër të asociacionit të operatorëve të transmisionit panevropian- ENTSO-E.
Më tutje Ministrja Tahiri foli për sukseset që janë arritur në dialogun me Serbinë përmes së cilit janë njohur kufijtë elektrik që njëkohësisht paraqesin edhe kufijtë shtetëror të Kosovës. Znj.Tahiri theksoi “Në KOSTT kam gjetë bashkëpunim konstruktiv dhe mirëkuptim dhe me kontributin e shkëlqyeshëm të expertëve të kompanisë, së bashku kemi arritur që të ndërtojmë subjektivitetin ndërkombëtar të KOSTT. Tani përpara kemi një fazë shumë të rëndësishme që është faza e implementimit”.
Ministrja Tahiri gjithashtu zhvilloi një vizitë në Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT e cila është një nga qendrat që operon me sistemin më të avancuar të monitorimit dhe komandimit të Sistemit Eelektroenergjetik në rajon.

IMG 4116

IMG 4042