30 Janar 2015 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10(20) kV Theranda

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 31 Janar 2015 (E Shtunë) nga ora 10:00 deri në ora 11:30, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/35/10(20) kV Therandë.
Shkyçja bëhet për të mundësuar intervenimin për eliminimin e kontaktit jo korrekt.

Gjatë kohës së lartcekur një pjesë e qytetarëve, që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashikohen 10 MW)          
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetues të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.