22 Janar 2015 - Punime në kuadër të projektit “Rehabilitimi i furnizimit AC/DC në NS 110/10 kV Prishtina 2

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a, “Rehabilitimi i furnizimit AC/DC në NS 110/10 kV Prishtina 2”, me datë 24 Janar 2015 (E Shtune) nga ora 09:00 deri në ora 15:00, do të bëhet çkyqja e Transformatorit energjetik T2 (31.5 MVA) në NS 110/10 kV Prishtina 2, për të mundësuar punimet rreth montimit te ormanëve elektrike per mbrojtje rele, komandim dhe sinjalizim.

Gjatë kësaj kohe një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike nga dhjetë minuta gjatë çkyçjes (ora 9:00) dhe rikyçjes së tij (ora 15:00) (parashihet 15 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.