26 Dhjetor 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10(20) kV Theranda

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 29 Dhejtor 2014 (E Hënë) nga ora 11:00 deri në ora 14:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/35/10(20) kV Therandë. Shkyçja bëhet për të mundësuar intervenimin për sanimin e një defekti të paraqitur në ndërprerës.
Gjatë kohës së lartcekur një pjesë e qytetarëve, që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike nga ora 11:00 deri ne 11:10 dhe nga ora 14:00 deri ne 14:10 (parashikohen 20 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.