24 Dhjetor - Punime në kuadër të projektit “Ndërrimi i furnizimeve të komandimit, sinjalizimit, mbrojtjeve rele dhe SCADA/EMS ”

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Ndërrimi i furnizimeve të komandimit, sinjalizimit, mbrojtjeve rele dhe SCADA/EMS ”, me datë 27 Dhjetor 2014 (E Shtunë) nga ora 08:00 deri në ora 13:00, do të bëhet çkyqja e Transformatorit energjetik T1 (40 MVA) në NS 110/10 kV Prishtina 3, me ç’rast një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizm me energji elektrike. Fuqia e reduktuar do të jetë në nivelin prej 5MW. Reduktimet do të bëhen me sistemin e rotacionit.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.