17 Dhjetor 2014 - Punime në kuadër të projektit “Ndërrimi i furnizimeve të komandimit, sinjalizimit, mbrojtjeve rele dhe SCADA/EMS

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Ndërrimi i furnizimeve të komandimit, sinjalizimit, mbrojtjeve rele dhe SCADA/EMS ”, me datë 19 Dhjetor 2014 (E Premte) nga ora 08:00 deri në ora 13:00, do të bëhet çkyqja e Transformatorit energjetik T2 (31.5 MVA) në NS 110/10 kV Prishtina 2, me ç’rast qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike nga dhjetë minuta gjatë çkyçjes dhe rikyçjes së tij (parashihet 15 MW).

Gjithashtu me datën 20 dhjetor 2014 (E Shtunë), nga ora 08:00 deri në 13:00, do të bëhet çkyçja e Transformatorit energjetik T1 (63 MVA) në NS 110/10 kV Prishtina 2, gjatë kohës sa zgjasin punimet qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike nga dhjetë minuta gjatë çkyçjes dhe rikyçjes së tij (parashihet 15 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.