15 Dhjetor 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10 kV Gjakova 2

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 16 Dhjetor 2014 (E Martë) nga ora 10:00 deri në ora 15:00, do të bëhet çkyqja e Transformatorit energjetik T2 në NS 110/10 (20) kV Gjakova 2. Çkyqja bëhet për të mundësuar punime në zbarën 10 kV.
Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 2 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët