12 Dhjetor 2014 - Punime në kuadër të projektit “Ndërrimi i furnizimeve të komandimit, sinjalizimit, mbrojtjeve rele dhe SCADA/EMS ”

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Ndërrimi i furnizimeve të komandimit, sinjalizimit, mbrojtjeve rele dhe SCADA/EMS ”, me datë 13 Dhjetor 2014 (E Shtunë) nga ora 08:00 deri në ora 13:00, do të bëhet çkyqja e Transformatorit energjetik T2 (110/35 kV) në NS 110/35/10 kV Prishtina 1, me ç’rast qytetarët që furnizohen nga këto dalje me ngarkesë 20 MW të këtij nënstacioni, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike nga dhjetë minuta gjatë çkyçjes dhe rikyçjes së tij.

Gjithashtu me datën 14 dhjetor 2014 (E Diele), nga ora 06:00 deri në 10:00, do të bëhet çkyçja e Transformatorit energjetik T1 (110/35/10 kV) në NS110/35/10 kV Prishtina 1. Gjatë kohës sa zgjasin punimet daljet 10 kV të këtij nenstacioni me ngarkesë 8 MW do të mbesin pa furnizim me energji elektrike, ndërsa daljet 35 kV me ngarkesë 25 MW do të mbesin pa furnizim me energji elektrike nga ora 06:00 deri në 06:10 minuta dhe nga ora 10:00 deri në 10:10 minuta.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët