5 Dhjetor 2014 - Punime në kuadër të projektit “Ndërrimi i furnizimeve të komandimit, sinjalizimit, mbrojtjeve rele dhe SCADA/EMS ”

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Ndërrimi i furnizimeve të komandimit, sinjalizimit, mbrojtjeve rele dhe SCADA/EMS ”, me datë 06 Dhjetor 2014 (E Shtunë) nga ora 07:00 deri në ora 08:00, do të bëhet çkyqja e Transformatorit energjetik T1(110/35/10kV) në NS 110/35/10 kV Prishtina 1, me ç’rast daljet 10 kV të këtij Nënstacioni me ngarkesë 8 MW do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për 1 orë ,kurse daljet 35 kV me ngrakesë 25 MW mbesin pa furnizim nga dhjetë minuta gjatë çkyçjes dhe rikyçjes së tij.

Gjithashu gjatë kësaj dite, nga ora 08:10 deri në 09:10, do të bëhet çkyçja e Transformatorit energjetik T2 (110/35 kV) në NS110/35/10 kV Prishtina 1. Gjatë çkyçjes dhe rikyçjes së tij dy herë nga 10 minuta do të mbesin pa furnizim me energji elektrike konsumatorët të cilët furnizohen nga ky Transformator me ngarkesë 20 MW.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.