07 Nëntor 2014 - Punime në kuadër të projektit “Shtrirja e kabllove 10(20) kV në NS 110/35/10kV Theranda”

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Shtrirja e kabllove 10(20) kV në NS 110/35/10kV Theranda” me datë 08 Nëntor 2014 (E Shtunë) nga ora 11:00 deri në ora 12:30 si dhe me datë 9 Nëntor (E Dielë) nga ora 16:00 deri në ora 17:30 do të bëhet çkyqja totale e Nënstacionit Theranda.

Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 22 MW).

Ndërsa, nga data 08 Nëntor 2014 në ora 10:30 deri me datë 09 Nëntor 2014 në ora 17:30 transformatori energjetik T1 në NS Theranda do të jetë i çkyqur. Gjatë kësaj kohe, konsumatorët që furnizohen përmes këtij transformatori do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike 3 orë me dhe 3 orë pa energji elektrike.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.