31 Tetor 2014 - Punime në kuadër të projektit “Shtrirja e kabllove 10(20) kV në NS 110/10kV Klina”

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Shtrirja e kabllove 10(20) kV në NS 110/10kV Klina” me datë 01 Nëntor 2014 (E Shtunë) dhe me datën 02 Nëntor 2014 (E Dielë) nga ora 10:00 deri në ora 15:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T1, në NS 110/10 Klina.

Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 10 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.