24 Tetor 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10 (20) kV Gjakova 2

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 24 Tetor 2014 (E Premtë) nga ora 10:00 deri në ora 15:00, do të bëhet çkyqja e largpërçuesit 10 kV që lidhë dy Nënstacionet Gjakova 2, përkatësisht NS 110/10 (20) kV Gjakova 2 me NS 35/10 kV Gjakova 2. Çkyqja bëhet për të mundësuar eliminimin emergjent të një defekti të paraqitur në anën 10 kV të transformatorit T2 në NS 110/10 (20) kV Gjakova 2. Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 6 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët