6 Tetor 2014 - Njoftim i Prokurimit - Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit – Programi IV dhe V i Sektorit

Njoftim i Prokurimit:

Kontrata për Furnizim dhe Punë

Vendi:

Kosovë

Nr. i Referencës:

BMZ-Nr. 2011.65.604,   2012.66.097

Dorëzimi i Ofertës (tenderit):

12.01.2015

Emri i projektit:

Përmirësimi   i Rrjetit të Transmisionit

– Programi   IV dhe V i Sektorit –

Procedura tenderuese:

Kontratat për Furnizim dhe Punë; 3 LOT-e

Punëdhënësi:

KOSTT

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu Sh.A.

Rr. Ilaz Kodra pn   10000 Pristina   Kosovë

Konsulenca:

CONSULECTRA   / MVV decon   Am Trippelsberg 45   40589 Düsseldorf

Germany      

Tel:                +49   211 7108-400

Fax:               +49   211 7108-499

                                

E-Mail:                 Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

Financuesi:

KfW Banka për Zhvillim, Qeveria Gjermane dhe            Fondi i BE-së

  • Republika e Kosovës ka pranuar një hua të kombinuar financimi përmes një kontributi financiar të Qeverisë Gjermane brenda fushëveprimit të Bashkëpunimit Financiar Gjerman me Kosovën të siguruar përmes KfW dhe huadhëniet e KfW. Për më shumë, fondet e BE-së (Programi IPA 2011 dhe 2012) si mandat për KfW, gjithashtu janë përdorur për financim të “Përmirësimit të Rrjetit të Transmisionit, Programi IV dhe V i Sektorit”.
  • KOSTT si punëdhënës fton ofertuesit e kualifikuar të dorëzojnë ofertën për projektet e “Impiantit dhe Dizajnit-Ndërtues” përfshirë detajet e dizajnit, prokurimin, prodhimin, dërgesën, montimin dhe komisionimin e:

Lot 1: Nënstacionet

  •  Zgjerimin e fushave të transformatorëve 400 kV dhe 110 kV në nënstacionet Ferizaj 2 dhe Peja 3 Zgjerimin e fushave të linjave 110 kV në nënstacionin Peja 3
  •  Zëvendësimin e pesë (5) ndërprerës 220 kV dhe dhjetë (10) ndërprerës 110 kV në nënstacionin Pristina 4
  •  Zëvendësimi i AIS-in ekzistues 110 kV me tetë (8) fusha SF6 GIS në nënstacionin Peja 1
  •  Instalimi i sistemit të ri monitorues të komandimit të nënstacionit në nënstacionin Peja 1
  •  Instalimi i sistemeve të matjes përfshirë pajisje matëse dhe instrumente transformimi brenda sistemeve 400 kV, 220 kV dhe 110 kV

Lot 2: Transformatorët

  • Furnizimi, instalimi dhe komisionimi i dy (2) autotransformatorëve të ri 400/110/10 kV, 300 MVA përfshirë bazamentin e transformatorit dhe gropëzën e vajit në nënstacionet Ferizaj 2 dhe Peja 3

Lot 3: Linjat e Transmisionit

  •  Ndërtimi i sistemit të ri të linjës së transmisionit 110 kV mes nënstacioneve Peja 3 dhe Peja 1 me një gjatësi totale rreth 27 km
  •  Rehabilitimi i linjës ekzistuese 110 kV mes nënstacioneve Peja 2 dhe Deçan me një gjatësi totale rreth 15 km
  •  Zëvendësimi i përçuesve mbrojtës në linjat transmetuese interkonektive me OPGW në gjatësi totale rreth 54 km

Ofertuesit kanë mundësinë të dorëzojnë ofertat ndaras për LOT veç e veç apo për të gjithë LOT-et Tenderi është i hapur ndërkombëtarisht për të gjithë tenderuesit, të cilët plotësojnë kriteret kryesore si më poshtë:

  1. Ofertuesi duhet të ketë përvojë me instalime elektrike të tensionit të lartë  (400 kV, 220 kV dhe 110 kV) lidhur me dizajn, furnizim, montim dhe komisionim.
  2. Ofertuesi duhet të ketë një mesatare minimale të qarkullimit vjetor prej:  - 60 Milion EURO për LOT 1 (Nënstacionet)  - 50 Milion EURO për LOT 2 (Transformatorët)  - 25 Milion EURO për LOT 3 (Linjat e Transmisionit),
  3. Nga Ofertuesit kërkohet të sigurojnë një sigurim financiar (mbulesë) për LOT 1 dhe LOT 2 nga një Agjenci Kredituese për Eksport (ECA) të pranueshëm për KfW.
  4. Ofertuesi duhet të demonstrojë qasje në, apo gatishmërinë e burimeve financiare si asete likuide, asete reale të pangarkuara, linjat e kreditit, dhe mjete tjera financiare, të tjera nga ndonjë pagesë kontraktuale në avancë për të plotësuar: (i) 10 Milion EURO si kërkesa të rrjedhës së parasë (cash flow) për çdo LOT të tenderuar brenda 6 muajve; (ii) kërkesat e përgjithshme të rrjedhës së parasë (cash flow) për këtë kontratë dhe zotimeve të tanishme të tij.
  5. Përvojën nën kontratë në rolin e kontraktuesit, apo kontraktuesit menaxhues për së paku shtatë (7) vitet e fundit para afatit të fundit për dorëzim të aplikacionit.
  6. Ofertuesi për Lot 1 (Nënstacionet), respektivisht partneri udhëheqës në rast të ofertave nga konzorciumet/ndërmarrjeve të përbashkëta, do të jetë kompania që mendohet të ketë përvojë të suksesshme si kontraktues kryesor në ekzekutimin e nënstacioneve. Ata do të kenë përvojë të suksesshme si kontraktues kryesor në ekzekutim të së paku tre (3) projekteve të nënstacioneve të natyrës dhe kompleksitetit të ngjashëm të 400 kV dhe 110 kV apo më lartë secilën brenda shtatë (7) viteve të fundit, në vlerë totale prej së paku 10 Milion Euro, njëra (1) nga ato jashtë vendit (shtetit) të Ofertuesit në vendet e Evropës Jug-Lindore. Dëshmia do të jepet nga certifikatat e shfrytëzuesit të fundit.
  7. Ofertuesi për Lot 2 (Transformatorët), respektivisht partneri udhëheqës në rast të ofertave nga konzorciumet/ndërmarrjeve të përbashkëta, do të jetë kompania që mendohet të ketë përvojë të suksesshme si kontraktues kryesor në  instalimin e transformatorëve dhe do të jetë (një) prodhues(ë) me përvojë për transformatorët. Ata do të kenë përvojë të suksesshme si kontraktues kryesor në ekzekutim të së paku tre (3) projekteve të transformatorëve të natyrës dhe kompleksitetit të ngjashëm të 400 kV dhe 110 kV apo më lartë secilën brenda shtatë (7) viteve të fundit, në vlerë totale prej së paku 5 Milion Euro, dy (2) prej tyre jashtë vendit (shtetit) të Ofertuesit në vendet e Evropës Jug-Lindore. Dëshmia do të jepet nga certifikatat e shfrytëzuesit të fundit.
  8. Ofertuesi për Lot 3 (Linjat e Transmisionit), respektivisht partneri udhëheqës në rast të ofertave nga konzorciumet/ndërmarrjeve të përbashkëta, do të jetë kompania që mendohet të ketë përvojë të suksesshme si kontraktues kryesor për linjat e transmisionit. Për t’u kualifikuar për dhënien e kontratës, Ofertuesi do të jetë kompania që mendohet të ketë përvojë të suksesshme si kontraktues kryesor në ekzekutimin e së paku tre (3) projekteve të linjave të transmisionit të natyrës dhe kompleksitetit të ngjashëm të 110 kV apo më lartë secilin brenda shtatë (7) viteve të fundit, në vlerë totale prej së paku 5 Milion Euro së paku dy (2) prej tyre jashtë vendit (shtetit) të Ofertuesit në vendet e Evropës Jug-Lindore. Dëshmia do të jepet nga certifikatat e shfrytëzuesit të fundit.
  9. Ofertuesi duhet të jetë i certifikuar sipas ISO 9001 apo ekuivalent.

Ofertat e pranuara, të cilat nuk plotësojnë kriteret, do të përjashtohen nga procesi i vlerësimit. Procedura tenderuese do të jetë në linjë me rregulloret e KfW: https://www.kfw-entwicklungsbank.de/Download-Center/PDF-Dokumente-Richtlinien/Vergabe-E.pdf https://www.kfw-entwicklungsbank.de/Download-Center/PDF-Dokumente-Richtlinien/Vergabe-D.pdf Ofertuesit e interesuar, të kualifikuar mund të sigurojnë informata të mëtejme nga:

  • CONSULECTRA / MVV decon Am Trippelsberg 45, 40589 Düsseldorf, Germany; Tel: +49 211 7108-400, Fax: +49 211 7108-499, E-Mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
  • KOSTT – Operator  Sistemi, Transmisioni dhe Tregu Sh.A.z. Ilir M. Shala, MSc, Drejtor i Departamentit të Menaxhimit të Projekteve & Inxhinierisë Tel.: + 381 38 501 601 115, Fax: + 381 38 500 201, e-mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa .

Dokumentet tenderuese janë të gatshme nga data 06.10.2014 e tutje në CONSULECTRA / MVV decon Am Trippelsberg 45 40589 Düsseldorf Germany Phone:   +49 211 7108-400 Fax:     +49 211 7108-499   E-Mail:                 Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

përkundrejt një pagese 1.000 EUR për lot (1.000 EUR + TVSH për kompanitë Gjermane), detajet e Bankës: CONSULECTRA, Commerzbank Aktiengesellschaft, Bank Code 200 400 00, Account No. 6134696, SWIFT COBADEHHXXX, IBAN DE80 2004 0000 0613 4696 00. Një Vizitë në Terren obliguese para-ofertuese do të mbahet me 20.10.2014 – 22.10.2014, në Kosovë. Dorëzimi i ofertave do të bëhet paralel: në KOSTT (Prishtinë) një kopje të ofertës, në CONSULECTRA / MVV Decon (Düsseldorf) një origjinal dhe një kopje të ofertës dhe në KfW (Frankfurt) një kopje të ofertës me 12.01.2015 në 11:00 kohën Gjermane.

Garancia e ofertës prej 500.000 EUR (Lot 1) respektivisht 250.000 EUR (Lot 2 dhe 3 për secilin) duhet të përfshihet në ofertë.