17 Tetor 2014 - Remont i planifikuar vjetor në NS 110/10(20) kV Skenderaj

Njoftohen qytetarët se me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit transmetues të Republikës së Kosovës, me datën 18 tetor 2014 (E Shtunë) nga ora 09:00 deri në ora 15:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/10(20) kV Skenderaj, për të mundësuar testimin e mbrojtjeve rele.

Gjatë kohës së lartcekur qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion do të mbeten pa furnzim me energji elektrike(parashikohen 10 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit  Transmetues të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët