10 Tetor 2014 - Punime në kuadër të Projektit “Instalimi i kabllos optike (OPGW) në linjën interkonektive 220 kV, drejtimi NS Podujevë – NS Krushevc, pjesa e Kosovës”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Instalimi i kabllos optike (OPGW) në linjën interkonektive 220 kV, LP 205/2 drejtimi NS Podujevë – NS Krushevc (Serbi)” pjesa e Kosovës, me datë 14 tetor 2014 (E Martë) nga ora 07:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 13:00 deri në ora 17:00 do të bëhet shkyçja e largpërçuesve LP 205/1 (NS Kosova B-NS Podujevë) dhe LP 205/2 (NS Podujevë-NS Krushevc).

Gjatë kohës sa zgjasin punimet e lartëcekura, qytetarët që furnizohen nga NS Podujeva (parashikohet 22 MW) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. Implementimi i projektit në fjalë do të ndikojë në:

  • Shkëmbimin e të dhënave me sistemet fqinje,
  • Ngritjen e sigurisë së operimit të sistemeve regjionale të transmisionit si dhe
  • Plotësimin e kritereve teknike që dalin nga Politika 6 e Doracakut të ENTSO-E

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.